U vetëdorëzua në Polici një person i dyshuar në lidhje me aksionin në Karaçevë

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës njoftuan se si rrjedhojë e aksionit të përbashkët në fshatin Karaçevë të Kamenicës, sot në Policinë e Kosovës u vetë-dorëzua edhe një person i dyshuar.

“Me vendim të prokurores së rastit, i dyshuari L.S., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan.”, u bë e ditur në komunikatë.

Deri më tani ka shkuar në 31 numri i personave të ndaluar si rezultat i këtij operacioni./21Media

Back to top button