Udhëheqësi i Koresë së Veriut uron Putinin për Ditën e Fitores

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i dërgoi një mesazh urimi Presidentit rus, Vladimir Putin për festën e Ditës së Fitores së Rusisë, duke shprehur “solidaritetin e vendosur” të vendit të tij me Moskën, raporton agjencia e lajmeve koreano-veriore KCNA.
Në letrën e tij të dërguar më 9 maj, Kim “shtriu solidaritet të fortë për kauzën e popullit rus për të çrrënjosur kërcënimin politik dhe ushtarak dhe shantazhin nga forcat armiqësore”, transmeton rtv21.tv.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu “shprehte besimin se marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale të miqësisë midis dy vendeve do të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme”.
Koreja e Veriut ka theksuar kohët e fundit lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe ka mbështetur publikisht Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.
Në shkurt, ajo fajësoi për konfliktin në Ukrainë “politikën hegjemoniste” të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit./21Media

Back to top button