Udhëheqësi kinez Xi Jinping viziton Rusinë, diskutohet për “bashkëpunimin strategjik” mes dy shteteve

Udhëheqësi kinez Xi Jinping do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme kineze.

“Me ftesë të Presidentit Vladimir Putin të Federatës Ruse, Presidenti Xi Jinping do të bëjë një vizitë shtetërore në

Rusi nga 20 deri më 22 mars”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying në një deklaratë në faqen e internetit të ministrisë të premten, shkruan CNN , përcjell portali rtv21.tv

Kjo do të jetë vizita e parë e Xi në Rusi që kur Putin pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.

Kremlini konfirmoi se vizita do të zhvillohej, duke thënë se të dy liderët do të diskutonin “bashkëpunimin strategjik”.

“Gjatë bisedimeve do të diskutohen çështje aktuale të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve gjithëpërfshirëse të partneritetit dhe bashkëpunimit strategjik midis Rusisë dhe Kinës”, tha Kremlini të premten.

“Është planifikuar edhe një shkëmbim pikëpamjesh në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ruso-kinez në arenën ndërkombëtare”, shtoi Kremlini. “Do të nënshkruhen një sërë dokumentesh të rëndësishme dypalëshe.”/21Media

Back to top button