Uellsi regjistron temperaturat më të larta

Britani e Madhe po përballet me temperatura përvëluese.
Sot, Uellsi ka regjistruar temperatuat më të larta, deri në 35.5 gradë Celsius.
Goderddan regjistroi temperaturat 35.3 gradë Celsius, duke ia kaluar rekordin Haëarden Bridge, Flintshire – të cilët prekën temperaturat 35.2 gradë Celsius më 2 gusht të vitit 1990.
Është hera e parë që Met Office ka lëshuar një paralajmërim të kuq që kur sistemi u prezantua vitin e kaluar.
Kjo do të thotë se priten “ndikime të përhapura te njerëzit dhe infrastrukturën”, me “ndryshime thelbësore në praktikat e punës dhe rutinat e përditshme”.
Disa shkolla planifikojnë të mbyllen herët ose të mos hapen fare megjithëse qeveria ka nxjerrë udhëzime të dizajnuara për t’i mbajtur ato të hapura.
Pas një takimi urgjent Sekretari i Shëndetësisë, Steve Barclay tha se kapaciteti i ambulancës do të rritet, së bashku me më shumë mbajtës të thirrjeve.
E diela ishte dita më e nxehtë e vitit deri më tani me temperatura që arritën 33C në Flintshire, 32C në Cheshire, 27.7C në Armagh në Irlandën Veriore dhe 26.4C në Auchincruive në Ayrshire./21Media

Back to top button