Uka: Ngjarja e ditës së sotme është inkurajim për më shumë punë

“Zgjoi” nuk u nominua për çmimet “Oscar”
Producenti i filmit “Zgjoi”, Yll Uka sot në “BonBon” të RTV21 tha se kjo do të thotë inkurajim për më shumë punë.

Sipas Ukës, vet hyrja në top 15-shen e filmave më të mirë është sukses për të gjithë.

Ai tregoi edhe si u prit lajmi nga ekipa e palodhshme e filmit kosovar të shumë çmimeve.

Ndërkaq, aktorja Yllka Gashi përmes Facebook-ut falënderoi të gjithë për përkrahjen, ndërkaq tha se përmes “Zgjoi”-t, Kosova u promovua edhe më shumë.
“Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës! “Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë! Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falenderuese! Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit!”, ka shkruar artistja./21Media

Back to top button