Kaloni te përmbajtja kryesore

Ukraina e ka të vështirë të mendojë për negociata pas sulmeve ruse në Bucha

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë se do ishte “jashtëzakonisht e vështirë” të mendohej madje për negociatat me Rusinë, pas sulmit raketor në qytetin lindor të Kramatorsk dhe mizorive të kryera në qytetin e Bucha. 

“Është jashtëzakonisht e vështirë të mendosh të ulesh me njerëz që kryejnë ose gjejnë justifikime për të gjitha këto mizori dhe krime lufte, të cilët i kanë shkaktuar një dëm kaq të tmerrshëm Ukrainës. Por unë e kuptoj një gjë, nëse të ulemi me rusët do të më ndihmojë të parandaloj të paktën një masakër, si në Bucha ose të paktën një sulm tjetër në Kramatorsk, duhet ta shfrytëzoj këtë mundësi”, ka thënë ai.

Të paktën 52 njerëz vdiqën të premten, duke përfshirë fëmijë dhe dhjetëra u plagosën, pasi forcat ruse kryen një sulm me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk, ndërsa civilët po përpiqeshin të largoheshin nga luftimet. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button