Ukraina ka nevojë për artileri me rreze të gjatë

Arma që ka më shumë nevojë Ukraina është artileria me rreze të gjatë, tha një analist i mbrojtjes.

“Rusët mbështeten jashtëzakonisht shumë në artileri, më shumë se trupa dhe tanke, kështu që nëse Ukraina mund t’i tejkalojë ata, ata mund të mbajnë prapa artilerinë ruse”, tha profesor Michael Clarke për BBC.

Ai u shpreh se ata kanë nevojë të veçantë për avionët amerikanë dhe gjermanë.

“Në thelb, ata kanë nevojë për armë me rreze më të gjatë, të cilat deri më tani Perëndimi ka hezituar t’i japë”, tha ai.

Qeveria e SHBA duket afër dërgimit të një sistemi me shumë raketa me rreze të gjatë (MLRS) në Ukrainë.

Rusia i sheh dërgesat e tilla të armëve të rënda si një përshkallëzim provokues, shkruan BBC./21Media

Back to top button