”Mirëdita, dobar dan” trazoi Beogradin për të nënten herë

Sot në ”Për ditë të mbarë”, ka qenë i ftuar drejtori i Festivalit ”Mirëdita, dobar dan”, Kushtrim Koliqi.
Ky i fundit ka treguar se ky edicion i nëntë i këtij festivali e ka trazuar edhe këtë herë Beogradin.
Koliqi ka theksuar se ka pasur edhe dy alarme të rrejshme për bombë.

Acarimi i serbëve në Beograd ka ardhur si rezultat i trajtimit të temave që paraqiten në festivalin ”Mirëdita, dobar dan”.
Koliqi ka treguar saktësisht se çka trajtohet aty.

Përveç Beogradit edhe në Kosovë ka raste kur ekipa e festivalit ofendohet.
Koliqi ka theksuar se në Kosovë ata përballen me kërcënime përmes email-ve./21Media

Back to top button