Kaloni te përmbajtja kryesore

Ukraina: Rusia po tenton ta koncentrojë sistemin raketor në Bjellorusi

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, ka thënë se Rusia po tenton ta koncentrojë sistemin raketor në juglindje të Bjellorusisë për një përdorim eventual të tij kundër Ukrainës.
Vlerësimi vjen pavarësisht pretendimeve të fundit të Rusisë për një de-përshkallëzim rreth Kievit dhe qytetit verior të Chernihiv.
“Armiku nuk po braktis planet e tij për të kapur plotësisht rajonet Donetsk dhe Luhansk. Ai po cenon gjithashtu rajonin e Kharkiv dhe po përpiqet të forcojë pozicionin e tij, të rigrupojë trupat”, ka thënë Maliar.
Sipas kësaj të fundit forcat ukrainase po shohin se sistemet e raketave ruse po dërgohen pranë qytetit Gomel në Bjellorusi.
“Armiku po përpiqet t’i përqendrojë ata atje, me sa duket për shkak të planeve për të nisur sulme me raketa ose për t’i përdorur ato si një mjet shantazhi dhe frikësimi. Prandaj, territori i Bjellorusisë vazhdon të përdoret në mënyrë aktive nga Rusia për të kryer agresion”, tha ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button