Ukraina thotë se ka rrëzuar më shumë se 540 dronë të prodhuar nga Irani

Ushtria ukrainase tha të mërkurën se ka rrëzuar më shumë se 540 drone Shahed që nga shtatori i vitit të kaluar dhe rreth 500 raketa lundrimi.
“Gjatë dy orëve të para të natës të këtij viti, mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 100% të dronëve, përkatësisht 84 njësi”, sipas Qendrës Ushtarake Mediatike të Ukrainës.
Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se Rusia po planifikon një fushatë të zgjatur sulmesh me drone Shahed për të lodhur Ukrainën./21Media

Back to top button