UNMIK-u i: Çështjet e pazgjidhura të diskutohen në dialog

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, është shprehur e shqetësuar me aksionin e djeshëm për mbylljen e strukturave paralele në dhjetë komuna, mes të cilave edhe disa zyre postare dhe qendra të mirëqenies sociale.
Në deklaratën e UNMIK-ut thuhet se mbyllja e tyre mund të ketë ndikim në jetën e qytetarëve të komunitetit serb, të cilët varen drejtpërdrejt nga këto institucione.
“Ziadeh përsërit thirrjet e saj që çështjet e pazgjidhura të diskutohen në mënyrë konstruktive, në komunikim të hapur dhe në mirëbesim brenda Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të punojnë drejt zgjidhjeve të negociuara dhe të qëndrueshme për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, si e vetmja rrugë e pranueshme përpara”, thuhet në deklaratë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?