Ura që lidh Velipojën me Ulqinin do kushtojë 9 milionë euro

Ura Velipojë – Ulqin mbi lumin Bunë, do të shkurtojë 73 herë distancën mes dy vendeve.
Ky projekt i cili pritet të përfundojë për 18 muaj, u prezantua sot në takimin e e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij malazez, Dritan Abazoviç.
Sipas Drejtorit Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, tha se projekti i urës do të kushtojë 9 milionë euro.
“Dy zonat Ulqini dhe Velipoja janë shumë afër, kanë një largësi vetëm 1 kilometër nga njëra0tjetra, por nga pikëpamja e lidhshmërisë janë 73 kilometra midis tyre. Me projektin e ri do të ketë një distancë të shkurtuar 73 herë midis 2 zonave. Ura do jetë 380 metra me 3 harqe. Është e kategorisë C1 do përdoret për makinat, kalimtarët e biçikletat dhe do të ketë 2 korsi dhe pjesë të vendpushimeve, ura ka një lartësi që lejon kalimin nën të në rastin kur Lumi Bunë do të jetë I hapur për mjetet lundruese, jemi në fazën e përgatitjes, Brenda 2 muajve do të jetë gati projekti dhe më pas procesi i buxhetimit dhe i prokurimit do të kërkojë 6 muaj, deri në qershor 2023, dhe mund të përfundojë Brenda 18 muaj, do kushtojë 9 mln euro”, tha ai./oranews

Back to top button