Urimi i Myftiut Tërnava për Kurban Bajramin

Nesër besimtarët e fesë islame festojnë festën e Kurban- Bajramit.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë mesazhin e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Tërnava ka thënë se mesazhet e festës së Kurban-Bajramit janë devotshmëria, barazia, sakrifica, flijimi e solidariteti. “Vlera këto që shprehen si nga haxhilerët që gjenden në Qabe për të kryer haxhin, po ashtu edhe nga besimtarët myslimanë që gjenden gjithandej nëpër shtëpitë dhe familjet e tyre”.
Pas dy vitesh ndalesë, Tërnava e ka quajtur lajm të gëzueshëm rikthimin e Haxhit.
“Deshi i Madhi Zot, që pas dy vjetëve, për shkak të pandemisë Covid-19, megjithëse jo në kapacitet të plotë, këtë vit besimtarëve myslimanë iu mundësua udhëtimi drejt vendeve të bekuara për të kryer haxhin, që është një gëzim shtesë yni në këtë festë të Kurban-Bajramit”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e urimit të Myftiut të Kosovës.
Namazi i Kurban-Bajramit falet nesër në ora 5.43 minuta. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë./21Media

Back to top button