Osmani ngushëllon për vdekjen e Shinzo Abe: Do të mbahet mend si aelat i Kosovës
Duke kujtuar rolin e tij për Kosovën, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Osmani ka thënë se ai do te kujtohet si aleat i popullit të Kosovës.
“Thellësisht e mërzitur për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës. Ngushëllimet tona janë me familjen Abe dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, vdiq sot në moshën 67 vjeçare, si pasojë e një sulmi me armë derisa ishte duke mbajtur një fjalim në fushatë. /21Media