Urimi special i Albinës për të dashurin

Sot është ditë e veçantë për këngëtaren Albina Kelmendi. I dashuri i saj, Valoni feston ditëlindjen dhe me këtë rast ajo i ka bërë një urim special.
Artistja ka publikuar disa imazhe të bukura, në të cilat shihet e lumtur pranë të dashurit, me ç’rast e ka uruar për ditëlindje.
“Se kur shpirti gjen shpirtin e vet mund t’jetoj dhe nje mije vjet! Urime ditelindjen dashuri @valon.vataj”, ka shkruar artistja në instagram.

Kujtojmë që, në janar është bërë e ditur lidhja e dashurisë së Albina Kelmendit dhe Valon Vatajt, kur ky i fundit e ka uruar artisten për ditëlindje./21Media

Back to top button