USAID-i rikonfirmon mbështetjen për Ministrinë e Drejtësisë

Përfaqësuesit e USAID-it kanë shprehur përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën në reformat që po bëhen në sektorin e sundimit të ligjit

Ministrja Dhurata Hoxha ka vazhduar vizitën zyrtare në ShBA, me ç’rast ka takuar zyrtarë të lartë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Në këtë takim, Ministrja Hoxha i ka njoftuar përfaqësuesit e USAID-it për progresin e bërë dhe reformat e ndërmarra në sektorin e sundimit të ligjit në  Kosovë.

Po ashtu, Ministrja Hoxha ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontributin e madh që po jep USAID-i në Kosovë për fuqizimin e sundimit të ligjit.

Përfaqësuesit e USAID-it shprehën përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën në reformat që po bëhen në sektorin e sundimit të ligjit duke theksuar rëndësinë e këtij sektori, për të ardhmen e vendit.

Po ashtu, përfaqësuesit e USAID u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Ministrinë e Drejtësisë duke përgëzuar këtë të fundit për punën e bërë deri më tani./21Media

Back to top button