Uta Ibrahimi tregon se çka ka menduar kur i ka hapur duart në majen më të lartë të botës

Aplinistja kosovare, Uta Ibrahimi, sonte ishte e ftuar në emisionin veror “21 Gradë” të RTV21, me ç’rast foli për jetën e saj profesionale, por edhe private.
Ajo tha se është vajza e vetme nga Ballkani që ka arritur të ngjitet në 7 maje mbi 8 mijë metra.
Ibrahimi u shpreh se përmes punës që bën nëpër ekspedita, promovon vendin, inspiron dhe motivon njerëz nga Kosova dhe jo vetëm, shkruan rtv21.tv

Uta Ibrahimi gjatë emisionit tregoi se çka ka menduar kur është ngjitur në majen më të lartë të botës.

Ajo shtoi se për të vazhdon të jetë ndjena më e bukur.
Kujtojmë që në maj të vitit 2017, alpinistja Uta Ibrahimi është ngjitur në majen më të lartë të botës, në Everest./21Media

Back to top button