Uta Ibrahimi realizon premtimin që ia dha vetes, ngjiti majën e 7-të të Himalajeve

1 min read

Alpinistja, Uta Ibrahimi ka ngjitur me sukses Majën Makalu 8485m / maja e pestë më e larta në botë.

Duke e arsyetuar mungesën në rrjetet sociale, Uta përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë këtyre javëve ka qenë në vargmalin e Himalajeve ku me 12 maj realizoi ëndrrën e saj, pra ngjitjen në Majën Makalu, shkruan portali rtv21.tv

“Për mua kjo ngjitje është më e veçanta sepse ishta ngjitja e 7 prej 14, e këtu është gjysma e projektit të madh ‘14 Majat e Himalayave- Utalaya’.I pata premtu vetës, që nëse do të ngjes gjysmën e 14-tave, do ta vazhdoj deri në fund .Shihemi në 8K e tjera,”, ka bërë të ditur Uta Ibrahimi duke premtuar se më vonë do të shpalos edhe informata tjera./21Media