Ylli i dramës së famshme “365 Days”, quditi të gjithë pasi postoi një foto në Instagram, përkrahë Simone Susinna, ku ngriti dyshimet se është homoseksual.

Të njëjtën gjë bëri edhe Simone, me foto e mbishkrim njësoj, ku la shumë për t’u kuptuar.

Por, gjithçka u sqarua, Michele Morrone, siç e njihni nga filmi, “Massimo”, nuk është homoseksual, këtë e bëri të ditur vet ai, përmes disa storjeve të postuara në Instagram, ku mohoi kategorikisht këtë gjë e shpjegoi çdo gjë për ndjekësit e tij.

Ditë më parë, Morrone ka informuar fansat se “365 Days”, ka filluar xhirimet e pjesës së dytë./21Media