Vajza që humbi 20 të afërm nga tërmeti: Kemi nevojë për mbështetje sa më shpejt të jetë e mundur

Mëngjesin e së hënës një tërmet 7.8 ballë goditi kufirin mes Turqisë dhe Sirisë dhe të vdekur mbi 19 mijë persona dhe mijëra të plagosur, shifra këto që po ndyrshojnë orë pas ore.
Me histori prekëse e pamje mjaft të ndeshjme po përballen të gjithë në këto ditë të vështira për Turqinë dhe Sirinë.
Historia më prekëse është e studentes së mjekësisë, Aylin Pulat e cila pasi nuk mundi të komunikonte me anëtarët e familjes së saj, vendosi që të shkojë drejt vendit të ngjarjes për të kërkuar familjarët e saj.
Studentja jeton në Mugla, më shumë se 1000 km larg nga shtëpia e saj e fëmijërisë në Adiyaman dhe pasi të afërmit nuk po i përgjigjeshin, shkoi në vendin e lindjes, pra udhëtoi katër orë me autobus, dy orë me avion dhe dy orë të tjera me makinë. Ajo ka  treguar se  20 familjarë të saj kanë vdekur dhe se gjallë i kishte prindërit bashkë me motrat dhe vëllezërit.
“Kur i gjeta, të gjithë ishin të veshur me pizhame dhe kështu e kuptova që kishin dalë vetëm me rrobat e trupit. Njerëzit thjesht presin të pafuqishëm për të arritur tek të dashurit e tyre nën rrënoja. Ne kemi nevojë për mbështetje këtu sa më shpejt të jetë e mundur”, tha studentja./21Media

Back to top button