Varhei dhe Hahn i dërgojnë porosi Qeverisë së re

 

Komisioni Evropian ende nuk ka reaguar zyrtarisht për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, por eurokomisarët në Twitteret e tyre dërguan porositë e tyre.

Eurokomisari për Zgjerim Oliver Varhei, tha se me “padurim” e pret bashkëpunimin me Qeverinë e re të Kryeministrit Zoran Zaev në nevojat për reforma për integrim në BE.

“Me rëndësi është që të gjitha fuqitë në shoqëri të punojnë së bashku drejtë këtij qëllimi dhe realizimin e progresit në rrugën drejtë BE-së”, ka shkruar Varhei.

Ish-eurokomsari për Zgjerim Johas Han, i cili ka qenë jashtëzakonisht i involvuar në procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE në mandatin e kaluar të Komisionit Evropian, shprehi kënaqësinë për qeverinë e re.

“Është mirë që sërish shohim qeveri me agjendë të qartë evropiane në funksion!. Kryeministrit Zoran Zaev dhe ekipit të tij i dëshiroj të gjitha të mirat. Në interes të vendit, qytetarëve dhe sërish si model për të gjithë rajonin, me rëndësi është të krijohet atmosferë konstruktive mes faktorë e politikë kur bëhet fjalë për përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta evropiane”, ka shkrua Han në Tuiterin e tij./Tv21

Back to top button