​Vasfije Krasniqi Goodman mbështet marshin për drejtësi të iniciativës “Liria Ka Emër”

​Vasfije Krasniqi Goodman mbështet marshin për drejtësi të iniciativës “Liria Ka Emër”
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi Goodman ka thënë se është tejet e rëndësishme që të gjithë, pa përjashtim, si shoqëri dhe si shtet, të dalin në marshin për drejtësi, në mbështetje të çlirimtarëve tanë, të organizuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”.

Vasfije Krasniqi Goodman ka shkruar në Facebook se Drejtësia – kaq shumë e kërkuar nga ajo dhe mbi 20 mijë gra tjera në Kosovë, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, nuk erdhi asnjëherë.

“Kriminelët serbë, shkaktarë të këtyre dhunimeve, akoma enden të lirë nëpër Serbi. Fatkeqësisht, sot, të vetmit të cilët po ballafaqohen me një proces gjyqësor janë çlirimtarët tanë, ish-krerët e UÇK-së. Prandaj, është tejet e rëndësishme që të gjithë, pa përjashtim, si shoqëri dhe si shtet, të bëhemi bashkë dhe të dalim në Marshin për Drejtësi në mbështetje të çlirimtarëve tanë, të organizuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”. Ju ftoj që me 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të bashkoheni e të marshoni. Me zemër jam me ju”, ka shkruar ajo.

Back to top button