Vasolli: VV janë pa përvojë, ajo që pritet është që LDK-ja të jetë më largpamës

“Ne vetëm kohë nuk kemi”

Njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli, në emisionin debatues “Click” të RTV21, ka thënë është kontradiktore se si LDK-ja e ka votuar Kryetarin e Kuvendit dhe tash dëshirojnë që ta shkarkojnë.

Vasolli ka thënë është duke u luajtur një lojë se “cili po është më institucionalist, ose më pak institucionalist”.

“Në anën tjetër Vetëvendosje janë pa përvojë dhe po shihet mënyra se si i kanë menaxhu këto negociata. Ajo që pritet është që LDK-ja të jetë më largpamës, posaçërisht duke pas parasysh që shpesh janë ankuar që ju ka bërë padrejtësi, që kanë lëshuar ‘pe’ dhe janë dëmtuar”, ka thënë Vasolli.

Vasolli ka thënë se ky vend ka shumë probleme dhe nuk e ka ‘lluksin’ me u krahasu me vendet tjera. “Ne vetëm kohë nuk kemi”.

LDK-ja nuk e pranon ndryshim e ministrive nga 12 në 14 ashtu siç kishte propozuar Vetëvendosje në ofertën e fundit. LDK insiston që për t’u përfshirë në koalicion me Vetëvendosjen duhet t’i takojnë pesë ministri, kryetari i Kuvendit dhe zotimi për postin e presidentit. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se LDK-ja nuk ka kërkuar shtimin e ministrive. Sipas tij, është i nevojshëm edhe një takim përfundimtar me Albin Kurtin ku do të vendoset nëse do të ketë koalicion apo jo./21Media

 

Back to top button