Vazhdojnë kërkimet për personin që është hedhur nga ura e Fshajt

 

Mëngjesin e sotëm kanë vazhduar kërkimet për 47 vjeçarin që dyshohet se është hedhur nga ura e Fshajt, aksionit të kërkimit i është bashkuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Juniku-Shehu.

Kërkimet ishin ndërpre dje pasdite për shkak të kushteve të liga atmosferike.

Personi i cili është në kërkim nga njësitë e kërkim shpëtimit dyshohet se është hedhur nga ura të hënën./21Media

Back to top button