Vazhdojnë pritjet e gjata, Vërmicë kolonë deri 3 orë

Radhë të gjata po ka në pikën kufitare në Vërmicë, ku qytetarët po duhet të presin deri në tre orë për të hyrë në territorin e Kosovës.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se në dalje pritjet janë deri 15 minuta, dhe se në pikat tjera kufitare pritjet janë tri deri në pesë minuta.

Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës.
Për shkak të rritjes së rasteve me Koronavirus, Kosova ka vënë masa shtesë antiCOVID. Të gjithë qytetarët, pavarësisht shtetësisë, obligohen të paraqesin në hyrje dhe dalje dëshminë e vaksinimit, testin PCR të 72 orëve të fundit ose atë serologjik të 30 ditëve të fundit. Në të kundërtën do të vetizolohen për 7 ditë./21Media  
 
Back to top button