Vazhdojnë protestat në Serbi

Në Serbi për të nëntën ditë me radhë mbahen protesta për shkak të fitores së ish-kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq në zgjedhjet presidenciale në vend

Demostruesit e bllokuan lëvizjen në qytete të ndryshme të Sebisë. Ata mbanin parulla të cilat kërkohet ndryshimi i elitës politike, të mbahen zgjedhje të ndershme, qasje e barabartë deri te arsimi dhe deri te financimi shtetëror, shëndetësi për të gjithë, media të lira dhe për mbrojtjen dhe rritjen e të drejtave të punëtorëve.

“Populli voton, ndërsa elita gëzohet”, shkruante në njërën nga parullat e protestave në Beograd.

Sipas të dhënave të Komisionit shtetëror zgjedhor pas 96,6 për qind të përpunuara nga fletëvotimet, në raundin e parë të zgjedhjeve Vuçiq kryeson me 55.02 përqind.

Njëkohësisht, Vuçiq deklaroi se fiton në tetë njësitë zgjedhore, ku kishte rivotim për shkak të parregullsive konstante zgjedhore. Ish-kryeministri serb theksoi se para nëntë ditëve në zgjedhjet për president të vendit ai ka fituar 53.84 për qind, ndërsa sot, kur fitorja i është kontestuar nga njerëzit, të cilët nuk mund ta pranojnë humbjen, ai fiton në vendet ku kishte rivotim 71.66 për qind të votave.

Mbrëmë protesta janë mbajtur në Beograd, Nish dhe Novi Sad.

Back to top button