Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Kaçaniku
Edhe sot po vazhdon kërkimi i personit të zhdukur, Muhabi Shukri Islami nga Begraca e Kaçanikut, i lindur me 13.03.1978 ku i njëjti me datën 07.06.2021, kishte dalur nga shtëpia e tij dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.
”Ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrëfikësve dhe 40 vullnetarë, kanë nisur me mëngjes kërkimin e tij. Ai ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe kishte të veshur gjinse të kaltërta, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza”, është bërë e ditur në komunikatën e policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka ftuar qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e personit të zhdukur, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt policor./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?