Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve po vazhdon i mbyllur për publikun

(Lajm i përditësuar)


Shqyrtimi gjyqësor i të martës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit të 18-të, i identifikuar me kodin 03832.

Seanca e shqyrtimit gjyqësor ka vazhduar e mbyllur për publikun.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith, paraprakisht dha urdhër gojor në lidhje me çështjen e mos-shtimit në listën e materialeve, për dokumentet që veçse janë pjesë e listës së materialeve që i posedon pala thirrëse.


Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 09:00.

Seanca e së hënës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar në sesion privat.

Gjatë ditës, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të DhSK-së, është bërë e ditur se po dëshmon dëshmitari i 18-të (me kodin 03832) në këtë çështje./21Media 

Back to top button