Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj Sali Mustafës

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot nga 09:30 do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës.
Javën e kaluar para trupit gjykues në Hagë u paraqit dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e Mustafës, Brahim Mehmetaj. Dëshmitari i parë i mbrojtjes i ka thënë trupit gjykues se asnjëherë nuk ka marrë ndonjë urdhër nga Salih Mustafa për të arrestuar dikë dhe pastaj për ta dërguar tek ai.
Në mbrojtje të Sali Mustafës do të dalin gjithsej 17 dëshmitarë.
Aktakuza ndaj Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020./21Media

Back to top button