Vdes një 25-vjeçar, me shumë gjasa për shkak të sepsës

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor bëri të ditur se ka iniciuar një inspektim të jashtëzakonshëm në Spitalin Klinik të Shtipit, pas informacioneve të marra për një pacient, i cili ka vdekur nga sepsa.
Familjarët e të ndjerit J.D. (25) nga Berova e Maqedonisë së Veriut, në rrjetet sociale shkruan se djali ka ndërruar jetë pasi është infektuar me sepsë pas drenimit të një dhëmbi në spitalin e Shtipit. Vdekjen e pacientit e konfirmuan edhe nga Spitali i Shtipit./TV21

Back to top button