Nesër nisin “Ditët e Nënë Terezës”
Në 25 vjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, Qeveria e Republikës së Kosovës do të organizojë “Ditët e Nënë Terezës” me aktivitete të shumta kulturore dhe përkujtimore.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka informuar se “Ditët e Nënë Terezës” do të fillojnë me datë 26 gusht me një akademi solemne të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës, ndërsa do të mbarojnë me koncertin e Filharmonisë së Kosovës me datën 5 shtator.
Shën Nënë Tereza ka vdekur më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë, ndërsa me veprën e saj ka lënë gjurmë në të gjithë botën. Ajo është nderuar me çmimin Nobel për Paqe./21Media