Vdes një person në një aksident
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku
Policia e Kosovës, njofton se dje në fshatin Vrellë të Istogut ,një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra në një aksident trafiku, “. Raportohet se një mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke lëvizur me moto kultivator nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë lëndime të rënda kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjerë që të gjithë meshkuj. “Të njëjtit janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor dhe nga lëndimet e marra drejtuesi ka ndërruar jetë”, bën të ditur policia.
Gjithashtu njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore./21Media