Vdiq 15 vjeçari, u përplas nga një veturë
1 min read
Një 15 vjecar ka humbur jetën teksa është përplasur me makinë mbrëmjen e djeshme, datë 23/06/2022 nga një mjet tip Audi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 ndërsa 15 vjecari ishte me bicikletë. Për pasojë u bë arrestimi i 29 vjecarit E.B i cili pas aksedentit u largua nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Hamil- Dërmënas në Shqipëri.
I mitur raportohet të ketë humbur jetën në spital rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”./oranews