Vdiq 83-vjeçarja në Kamenicë, dyshohet se ra nga ballkoni

Një 83-vjeçare ka vdekur në fshatin Kopernicë të Kamenicës, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, i cili nuk ka pasur mbrojtje.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 09.01.2023 rreth orës 08:35 është njoftuar se një person në fsh.Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Vdekjen e viktimës 83-vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vdekje aksidentale” dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore./21Media

Back to top button