Vdiq aktori i njohur, Bernard Cribbins
Aktori i “Doctor Who” dhe “Wombles”, Bernard Cribbins ka vdekur në moshën 93-vjeçare, ka konfirmuar agjenti i tij.
Gjatë karrierës që ka zgjatur shtatë dekada, Cribbins ka rrëfyer programin e fëmijëve të viteve 1970 “The Wombles”.
Ai gjithashtu ka luajtur shokun e doktorit Tom Campbell në filmin e vitit 1966 Daleks’ Invasion Earth 2150 AD.
Aktori ka qenë i njohur nga brezat e fëmijëve, shkruan BBC. Ai gjithashtu ka luajtur rolin e Albert Perks në filmin e vitit 1970 “The Railway Children”.
Si aktor, komedian, këngëtar dhe rakordues, ai e ka provuar veten në gjithçka, nga Shekspiri te pantomimi, Jackanory te Top of the Pops./21Media