Vdiq aktori i njohur, James Caan

James Caan, aktori amerikan i njohur për rolin e tij si Sonny Corleone në “The Godfather” , si dhe në një varg filmash në vitet 1970, ka vdekur të mërkurën në moshën 82-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga llogaria e tij në Twitter.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Jimmy-t në mbrëmjen e 6 korrikut.”, është shkruar ndër të tjera në njoftim.

Caan ka bërë një hap të madh në Hollywood në vitet 1970 dhe në fillim të viteve 80, përpara se të linte papritmas aktrimin dhe për atë që aktori e ka përshkruar një “periudhë mjaft të frikshme” që ishte zhdukur nga publiku, përpara se të krijonte një rikthim në fund të viteve ’80, duke fituar vlerësime për filma të tillë si: “Misery”, “The Yards” dhe “Elf”, shkruan “The Guardian”./21Media

Back to top button