Vdiq aktori shqiptar, Arben Shaka

Ka vdekur në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humorit, Arben Shaka. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e aktorit në një postim në rrjetet sociale.
“Me dhimbje ne zemer njoftojme ndarjen nga jeta te babait tone te dashur ARBEN SHAKA Qofsh i parajses zemra Jon!!Nuk do te te harrojme kurre!!”, kanë shkruar familjarët.
Shaka e kishte filluar karrieren artistike ne vitin 1966, ku kishte interpretuar rolin e shoferit ne pantomimen “Shoferi dhe Pasagjeri”, autor i së cilës është Agim Nallbani dhe partneri në rolin e pasagjerit ka qenë Astrit Ferizaj.
Po atë vit, Shaka kishte filluar punë si elektro-auto në Parkun e Kamionëve dhe këtë pantomimë e kishin paraqitur në festivalin e estradave amatore. Ka qenë 16 vjeç dhe ishte befasuar krejtesisht për suksesin absolut të kësaj pantomime dhe kryesisht në suksesin që ka arritur në rolin e shoferit.
Në shtator të vitit 1998 ashtu si shumë shqiptarë edhe ai ishte larguar së bashku me familjen për të emigruar në Greqi. Pas aktrimit, pasioni i Arbenit kishte qenë piktura dhe më pas fotografia.
Në Cirk, duke pasur pozicionin e kllounit aktor dhe bazament në elementet akrobatike, me një vokal të këndshëm, kishte krijuar një sukses të përhershëm. Filmi “Cirku në fshat” (1977), ku kishte luajtur Arben Shaka në rolin e Agronit, ka qenë një sukses, por ka pasur shumë role të tjerë si në varietete televizive dhe në estradë me sukses të plotë.
Per herë të parë, Shaka kishte marrë pjesë në film në vitin 1969 tek “Perse bie kjo daulle”. Më pas kishte vazhduar përsëri në filmin e dytë në vitin 1972 te “Odiseja e tifozeve”.  Dikur ai kishte një repertor të bollshëm në Televizionin Shqiptar, në emisionet për fëmijë, variete dhe telefilma për fëmijë, variete për të rritur si dhe telekomedi. Ai ka kaluar plot tridhjetë e tre vite në cirk, në skenë dhe në ekran, për artdashësit shqiptarë./oranews

Back to top button