Vdiq aktori Syl Kuqi

 
Sot është ndarë nga jeta aktori Syl Kuqi.
Lajmin e ka konfirmuar Teatri Kombëtar i Kosovës, të cilët përmes një postimi në Facebook u kanë shprehur ngushëllime familjarëve dhe komunitetit artistik.
Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në teatër për dekada me radhë.
Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK-ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht./21Media
 

Back to top button