Vdiq aktorja amerikane Kirstie Alley

Aktorja Kirstie Alley, e cila u nderua me çmimin Emmy për rolin në serialin e popullarizuar “Cheers”, dhe e cila u paraqit me role në një radhë filmash, si “Look Who’s Talking”, vdiq në moshën 71 vjeçare.
Alley vdiq nga kanceri, kanë bërë të ditur fëmijët e saj përmes një postimi në Twitter.
Aktorja tani e ndjerë Kirstie Alley, në serialin e “Cheers” ka luajtur bashkë me aktorin Ted Denson. Ky serial përqendrohet rreth një bari në Boston. Ajo në të ka luajtur prej vitit 1987 deri në vitin 1993.
Alley për rolin e saj në “Cheers” u nderua me Emmy në kategorinë për aktoren më të mirë në rolin kryesor në komedi në vitin 1991.
Alley në vitin 1993 u nderua me Emmy-n e dytë për paraqitje në seritë e shkurtëra të CBS “David’s Mother”.
Kirstie Alley prej vitit 1997 deri në vitin 2000 u paraqit me rol edhe në serialin “Veronica’s Closet”.
Aktori John Travolta, i cili luan në këtë serial bashkë me të, ngushëllimet për vdekjen e saj i adresoi përmes llogarisë së tij në Instagram. Ai tha se me të ka pasur lidhjen më të veçantë. Ai po ashtu tha se e di se me të do të takohet sërish.
Alley prej vitit 1970 deri 1977 ishte e martuar me të dashurin e saj nga shkolla e mesme, Bob Alley-n, e prej vitit 1983 deri në vitin 1977 me aktorin Parker Stivenson.
Alley pas vetës la dy fëmijë të cilët i kishte adoptuar./21Media

Back to top button