Vdiq fotografi i njohur, Çeku: Meddy do të rrojë përherë në fotografitë që na i bëri

Ka vdekur fotografi i njohur, Ahmed Huduti. Lajmi është bërë i ditur mbrëmë nga familjarë të artistit.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot ka ngushëlluar familjen Huduti, si dhe tërë komunitetin artistik për vdekjen e fotografit.
Çeku ka theksuar se Ahmed (Meddy) Huduti do të rrojë përherë në fotografitë që i ka realizuar.

“Në moshë shumë të re, në kulmin e energjisë krijuese. Fotograf që ka dokumentuar parreshtur jetën kulturore në Kosovë. Artist i talentuar dhe ikonë e gjeneratës së re, por edhe personalitet modest, njeri shpirtbardhë. Ngushëllime familjes dhe miqve, gjithë komunitetit artistik. Ahmed (Meddy) Huduti do të rrojë përherë në fotografitë që na i bëri, ndër më të mirat që kemi.”, ka shkruar ministri në facebook./21Media
Back to top button