Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq këmbësori që u godit nga vetura dje në Prishtinë

Ka vdekur këmbësori që është goditur nga një veturë të shtunën në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin që i ka shkaktuar lëndime të rënda.

Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për Obduksion./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button