Vdiq ministri i Jashtëm bjellorus

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë Vladimir Makei ka vdekur në moshën 64-vjeçare, tha të shtunën ministria e jashtme e vendit.
“Vladimir Makei, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Bjellorusisë, ka ndërruar jetë papritmas sot”, tha Ministria e Jashtme në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, pa dhënë më shumë detaje rreth rrethanave të vdekjes së ministrit të Jashtëm.
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko shprehu të shtunën ngushëllime për familjen dhe miqtë e Makei, sipas një deklarate të publikuar në faqen presidenciale.
Makei ishte planifikuar të takohej me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov të hënën. Ministria e Punëve të Jashtme ruse tha në një deklaratë se ishte në zi për lajmin e vdekjes së tij, duke e përshkruar atë si një “mik të vërtetë” të Rusisë./21Media

Back to top button