Vdiq mjekja e Qendrës Kryesore Familjare në Prishtinë

Ka vdekur mjekja e Qendrës Kryesore Familjare në Prishtinë, Dr. Azijada Jamini.
Ajo ishte e specializuar në fushën e mjekësisë së përgjithshme.
Në vitin 1985, ajo ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e mjekësisë, në Tuzla të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Dr. Jamini ka punuar në Qendrën Kryesore të mjekësisë Familjare në Prishtinë, si mjeke e përgjithshme.
Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook i kanë shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të së ndjerës./21Media

 

Back to top button