Qeveria ofron ndihmë për të siguruar ujin e pijës në Han të Elezit

Pas dyshimeve për helmimin e ujit, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar Komunën e Hanit të Elezit për të ofruar mbështetjen e nevojshme për të siguruar ujin e pijës për qytetarët.
Githashtu, Krasniqi ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë ka bërë furnizimin me barna nga lista esenciale në QKMF-në në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente. Po ashtu është kryer furnizimi i ujit të pishëm nga Ministria e Punëve të Brendshme  – Agjencia e Menaxhimit Emergjent. 
Ministri ka vizituar fshatin Gorancë në të cilin poashtu nga Ministria e Shëndetësisë janë dërguar 1 mjek dhe 2 infermiere me orar të punës nga 8:00 deri në 23:00 në shërbim të qytetarëve.

Mbi 100 persona dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm në Han të Elezit. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar dje shefja e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Hani i Elezit, Liridona Ballazhi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se personat që janë paraqitur kanë simpotmat e njëjta: barkqitje, vjellje, temperaturë.
Kujtojmë, se javën e kaluar mbi 200 persona në Kaçanik kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të helmimeve, që kanë rezultuar të jenë për shkak të ujit të pijshëm që nuk i ka plotësuar standardet./21Media

Back to top button