Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq në QKUK personi që u aksidentua në Pejë

Ka vdekur në QKUK një person i gjinisë mashkullore i cili po trajtohej nga plagët e marra në një aksident trafiku të ndodhur më 24 dhjetor në Ozdrim në Pejë.
“Lidhur me rastin, me 14.01.2023 nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button