Vdiq një 29 vjeçare në një aksident në rrugën Skenderaj- Klinë

Një grua 29 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në rrugën Skenderaj- Klinë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti  për portalin rtv21.tv tha se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë. Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës. Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ka vdekur drejtuesja e veturës, viktima femër / kosovare e moshës rreth 29 vjeçare”, deklaroi Zahiti./21Media

 

Back to top button