Vdiq një 44 vjeçare në Gjilan, dyshohet se ra nga ballkoni i banesës

Një grua 44 vjeçare ka vdekur sot në rrugën “Raif Halimi”, në Gjilan. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka informuar se dyshimet e para janë se viktima ka rënë nga ballkoni i banesës ku ishte duke jetuar.
“Sot me 21 korrik 21 rreth  orës 03:50 të mëngjezit, Policia e Kosovës në Gjilan  ka pranuar  informatën se në rrugën “Raif Halimi “, në pjesën e pasme të njërës nga  ndërtesat në këtë rrugë është vërejt një trup i personit të gjinisë femërore. Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banu në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë.”, ka informuar policia.
Sipas policisë, në vendngjarje ka dalë ndihma e parë dhe nga mjeku kujdestar i kësaj njësie është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa rrethanat dhe motivet se si ka ndodhur ky rast ende nuk dihen.
“Në vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për “Krime të Rënda”, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale. Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që trupi  i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë. Rasti për momentin është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në kordinim me Prokurorin e shtetit.”, ka informuar Hashani për rtv21.tv./21Media

Back to top button