Kosova U20 sot përballet me Hungarinë 

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve sot nga ora 19:30 do të përballet me Hungarinë në kuadër të FIBA U20 European Challengers, sfidë që zhvillohet në Sopron të Hungarisë.
Basketbollistët e Kosovës në ndeshjen e parë kanë pësuar nga Bjellorusia me rezultat 101:60, ndërsa Hungaria e ka fituar sfidën e parë ndaj Sllovakisë me rezultat 79:74. Takimi tjetër i këtij grupi do të zhvillohet mes Sllovakisë dhe Bjellorusisë nga ora 15:00.
Kosova U20 ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupe, do ta kenë ndaj Sllovakisë, të enjten nga ora 18:00.

Back to top button