Vdiq një burrë në Deçan, policia dyshon se është vetëvrasje
Një burrë është dërguar pa shenja jete dje në QKMF-në e Deçanit.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, bazuar në shikimin e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:40 në Deçan.
Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media