Sekretari i NATO-s bisedon me Kurtin: Të gjitha palët të ruajnë qetësinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letërnjoftime dhe targa.
Përmes një postimi në Tëitter tha  se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.
“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, shkroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. /21Media

Back to top button